1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gazetari boshnjak paralajmëron suIme tjera në veri: Regjimi i Vuciqit i rifilloj provokimet me Kosovën

Rekomandime

Njohësi i çështjeve politike nga Bosnja dhe Hercegovina, Jasmin Mujanovic, me një postim në rrjetin social Twitter, ka shkruar se suImet e fundit ndaj Policisë së Kosovës, janë të orkestruara nga Beogradi.

Mujanovic tha se këto po ndodhin menjëherë pasi që presidenti serb Aleksandër Vucic i fitoj zgjedhjet atje.

- Advertisement -

“Me përfundimin e zgjedhjeve në Serbi, regjimi i Vucicit rifillon provokimet që tenton t’i fshehë përgjatë kufirit të Kosovës. Prisni më shumë të tilla nga Beogradi në ditët në vijim dhe një rritje të dezinformatave në lidhje me kërcënimet ndaj Serbisë dhe personalisht Vucicit”, shkroi ai.

Ditëve të fundit janë raportuar se në pjesën veriore të vendit, Policia e Kosovës është sulmuar disa herë nga persona dhe grupe të cilat deri më tani nuk janë evidentuar.

Për njohësit e sigurisë në Kosovë, kjo po ndodhë si rezultat i bashkëpunimit të Beogradit me bandat KRlMlNALE në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Në lidhje me këto suIme ndaj organeve të rendit, ka reaguar kryeministri, presidentja dhe opozita kosovare.

Gjithashtu për këto suIme kanë reaguar edhe mekanizmat diplomatik dhe të sigurisë në Kosovë, si KFOR’i, OSBE, Zyra e BE’së, Ambasada Amerikane etj.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit