1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gazetari britanik pro-serb: Vuçiq servil i Amerikës, po përgatit shkëputjen e Kosovës nga Serbia

Rekomandime

Gazetari britanik pro-serb, Aleksander Papodopulos, i ftuar në Sky News për të folur rreth raporteve Kosovë-Serbi dhe përfshirjes amerikane në dialog, nuk ka ngurruar që në mënyrë të hapur të shprehë urrejtjen e tij për shqiptarët.

Papdopulos i cili njihet për mohimin që ia ka bërë Masakrës së Srebrenicës në këtë intervistë ka thënë se Kosova është një provincë e Serbis ëdhe se “emri historik i Kosovës është Kosova dhe Metohija”, derisa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e ka cilësuar si një “organizatë terroriste”.

- Advertisement -

Papadopulos ndërkohë ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është një servil dhe bashkëpuntor i Amerikës që po përgatit faljen e Kosovës.

“Vuçiq është një servil dhe bashkëpunëtor i Amerikës dhe është duke përgatitur shkëputjen e Kosovës nga Serbia”, ka thënë Papadopulos për Sky News.

Ai tutje ka thënë se Bill Clinton dhe Tony Blair janë armiqtë më të mëdhenjë të Serbisë me të cilët Vuçiq ka shoqëri, deria bombardimet e NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit i ka cilësuar si kriminale.

- Advertisement -

Papadopulos është edhe një bashkëpuntor i rregullt i televiziont shtetëror të Rusisë, RT dhe përkrahës i regjimit të Assadit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit