1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gazetari gjerman ironizon me Jeremiqin, publikon foton e Dresdenit të shkatërruar: Beogradi më 1999

Rekomandime

Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka ironizuar me ish-ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, i cili propagandoi për intervenimin e NATO-s, duke përdorur fotografi të rreme. Duke synuar të tregonte se si “u shkatërrua Beogradi” nga NATO, Jeremiq ka përdorur një foto të bombardimeve në Irak.

- Advertisement -

Gazetari gjerman ka publikuar një fotografi të Dresdenit, qytet gjerman, të shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore, duke thënë me ironi se është pamja e Beogradit pas intervenimit të NATO-s.

“Pasi ish-ministrit të Jashtëm Vuk Jeremiq e nisi, do të doja gjithashtu të ndaja një foto të Beogradit pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999”, shkruan Martens në Twitter.

Ai vazhdon ironinë edhe për arsyen se pse NATO’s iu desh të bombardonte një qytet.

- Advertisement -

“Ajo që është më tronditëse: Kjo erdhi krejt papritmas. Asgjë nuk kishte ndodhur më parë. Një ditë, NATO sapo u zgjua dhe vendosi të bombardonte. Pse NATO?”.

- Advertisement -

Nën këtë postim të Martens, erdhi edhe reagimi i Jeremiqit, i cili arsyetohet se “s’ka dashur” ta publikojë atë foto.

“Pa dashje postova një foto të gabuar, për të cilën e pranova [gabimin] menjëherë. Por unë i qëndroj tekstit në temë. Mbështetja e vitit 2008 në përpjekjen për t’i hequr territorin një demokracie sugjeron se agresioni i NATO-s i vitit 1999 nuk ishte i drejtuar kundër regjimit, siç pretendojnë disa”, tha Jeremiq.

Propaganda e përdorur nga Jeremiq s’i ka ikur as historianit Florian Bieber.

Bieber menjëherë i ka reaguar me ironi duke i thënë se në fotografinë që ka publikuar “Beogradi duket si Bagdadi”.

Edhe pas këtij komenti të Bieber, ka reaguar Jeremiq duke u arsyetuar se është një “gabim i paqëllimshëm”, ndërkohë ka shtuar se një koment të tillë “po e merr si kundërshtimin e vetëm” që ka Bieber për ato që Jeremiq ka shkruar për bombardimet e NATO-s.

Historiani Bieber s’ka qëndruar pa i reaguar përsëri, duke i thënë se ka edhe një numër të madh kundërshtimesh lidhur me atë që ka shkruar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit