1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gazetari holandez arrin të futet në video-konferencën konfidenciale të Borrellit me ministrat e BE-së

Rekomandime

Një gazetar holandez ka arritur të futet pa leje në një videokonferencë konfidenciale të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian falë informatave të postuara në llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës në Twitter.

pamjet e siguruara nga Politico shihet gazetari Daniel Verlaan i televizionit RTL që shfaqet në një ekran më të madh në grupin e ekraneve më të vogla të videokonferencës në kompjuter. Ai qesh, rregullon flokët dhe i përshëndet ministrat me dorë.

- Advertisement -

“A e di se je futur në një konferencë sekrete”, dëgjohet duke i thënë Borrelli – shef për politikë të jashtme i BE-së, gazetarit Verlaan, ndërsa disa zyrtarë dëgjohen duke qeshur.

“Po, po. Më vjen keq. Unë jam gazetar nga Holanda. Më vjen keq që ju pengova në konferencën tuaj”, ia ktheu gazetari.

- Advertisement -

“A e di se kjo është shkelje kr.iminale, ë? Më mirë dil shpejt para se të vijë policia”, i thotë më pas kryediplomati i Bashkimit Evropian.

Ndonëse kjo shkelje u prit me të qeshura, ajo ka ngritur pyetje serioze për sigurinë e takimeve konfidenciale të BE-së. Në video-konferencën e së premtes kishte diskutime edhe për një dokument të klasifikuar rreth kërcënimeve që i shfaqen BE-së dhe strategjisë së mbrojtjes.

- Advertisement -

Televizioni RTL raportoi se gazetari Verlaan arriti të ketë qasje në konferencë për shkak se në llogarinë e ministres holandeze të Mbrojtjes, Ank Bijleveld, për një kohë të shkurtër u publikua një fotografi ku shihej adresa e futjes në konferencë dhe një pjesë e kodit PIN.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se një anëtar i stafit aks identalisht e publikoi në Twitter fotografinë ku shiheshin të dhënat e ndjeshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit