1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gazetari hulumtues Artan Hoxha: K0KAlNA që u kap në Kosovë ka pastërti 92%, do të shkonte në Gjermani

Rekomandime

Gazetari hulumtues nga Shqipëria, Artan Hoxha ka folur për rastin e konfiskimit të sasisë së madhe të drgës në Lipjan.

Hoxha në “Debat Plus” thotë se dr’oga e konfiskuar në Lipjan është e pastërtisë gati sa kristali.

- Advertisement -

“Kjo e kalon pastërtinë e 92%, që është ndër pastërtitë më të mëdha të ko’kainës. Nuk do të ishte e mundur që ajo sasi të hidhej në treg ashtu. Pra nëse janë konfiskuar 400 kg të tillë, në treg do të hidhej trefishi i saj”, tha ai.

“Kjo pastërti i lejon trafikantët ta zbusin dhe ta bëjnë të absorbueshme për klientët, pasi pastërtia aq e madhe rrezikon jetën e përdoruesve të saj”.

Gazetari hulumtues megjithatë thotë se ky duhet të jetë një alarm për autoritetet e Kosovës pasi Kosova po kthehet në bazë operacionale për trafikantët.

- Advertisement -

“Për fat të keq tashmë është provuar se territori i Kosovës po kthehet në një bazë operacionale të grupeve krlminaIe që merren me nakotrafikun”.

Hoxha thotë se kjo sasi nuk ishte e destinuar për tregun e Kosovës e as për atë të Shqipërisë.

- Advertisement -

“Kjo ishte destinuar për treguan e pasur të Bashkimit Evropian”.

Hoxha thotë se dyshimet i ka pasur që do të dërgohej në Ferizaj pasi sipas tij ky vend është pikë strategjike ky kryqëzohen shumë rrugë të Kosovës.

Gazetari hulumtues thotë se edhe në baze të ambalazhimit të ndryshëm kuptohet se ishte destinuar për disa organizata.

“Që nga paketimi në Brazil, droga ishte destinuar për organizata të ndryshme”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit