-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gazetari i luftës nga Drenica flet për një përvojë të hidhur në “Spitalin Amerikan”, pa asnjë amerikan!

Rekomandime

Gazetari i luftës nga Drenica, Sabit Istogu ka treguar për një përvojë të hidhur që i ka ndodhur në “Spitalin Amerikan” në Prishtinë.

- Advertisement -

Istogu përmes një shkrimi në Facebook për “Spitalin Amerikan”, thotë se aty nuk është asnjë amerikan.

“Derisa një fëmijë e kishte thyer dorën, e dërgova me veturën time në Spitalin Amerikan (pa asnjë amerikan), sepse kështu ishte vullneti i prindit.

Jo pse ai nuk deshi apo nuk kishte dëshirë ta dërgonte në QKUK, por e kishte besimin në “Spitalin Amerikan”. Pasi i mbaruan proceduarat, infermierja tha se duhet te presin pak derisa të vij mjeku.

- Advertisement -

Isha kureshtar të pres e ta shoh se kush ishte ai mjeku qe duhet prite të vinte, mendoja se do të ishte ndonjë mjek amerikan, sepse deri atë ditë vërtet besoja se aty punojnë mjek amerikan.

Pas një kohe pritjeje erdhi dr. Pleurat Sejdiu, me mantel të bardhe, ashtu si kishte qene duke punuar në QKUK”, shkruan Istogu, transmeton gazeta “Bota sot”.

- Advertisement -

Ai tregon se për këtë shërbim në “Spitalin Amerikan”, prindi i fëmijës ka paguar 200 euro.

“Nuk kam parë asgjë më të tmerrshme se sa mjekët tanë, madje asish specialiste e të zotë, të dalin para gjyqit për vjedhje iliqesh e mjete punë në QKUK, dhe të i dërgojnë nëpër ambulancat e tyre, vetëm për të u pasuruar mbi fatkeqit e pacientve-turp”, vazhdon Istogu në reagimin e tij.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit