2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gazetari i RTK-së shpenzon afër 2 mijë euro për tu shëruar nga COVID-19

Rekomandime

Gazetari dhe autori i emisionit “Arkiva” në RTK, Fisnik Durguti, ka publikuar faturat e shpenzimeve që ka bërë për t’u shëruar nga COVIDI-19.

- Advertisement -

Durguti thotë se ka shpenzuar afër 2 mijë euro për barna, analiza e oksigjen, për vete dhe për nënën.

Këtë postim thotë se e ka bërë për t’i treguar përgjegjësve të shtetit sa i kushton një familjeje shërimi në shtëpi dhe cila është ndihma e shtetit për ata që shërohen në shtëpi.

Statusi i plotë i Durgutit:

- Advertisement -

Po i bëj publike shpenzimet e sherimit nga COVIDI- 19, për dy persona për mua dhe nënën time, jo për tjetër por për t’u treguar pergjegjesve te shtetit sa i kushton një familje sherimi në shtëpi dhe cila eshte ndihma e shtetit per ata që shërohen në shtepi?
Po 50 euro per mua dhe 100 euro për nënën nga Shpend A. Ahmeti, po nga Qeveria e Avdullah Hotit? “0”

Deri sa shpenzimet jane 1.444,70 euro per barna dhe analiza + rreth 400 euro shpenzimet e infermierit + 50 euro aparatit te oksigjenit pra në total rreth 1.890 euro.( ka ende por nuk i kam ruajtur disa fatura)

- Advertisement -

A e keni mendu se si mundë t’i mbuloje një familje këto shpenzime?

Kur e bëtë Ligjin për rimëkëmbje a e keni menduar këtë kategori që shërohet në shtepi pasi qe spitalet janë plotë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit