1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gazetari kosovar pas mbylljes së vendit në vikend: Ma mirë me na arrestu Haga tanve

Rekomandime

Pas publikimit të masave të reja ndaj COVID-19, ku pritet të ketë kufizim të orarit për bizneset në Kosovë, ka reaguar edhe gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi.

- Advertisement -

Kajtazi përmes një cicërime në Tëitter tha se pasi Qeveria e Kosovës ka dështuar në menaxhimin e situatës me COVID-19, tash po mbyllin gjithçka. Sipas tij, më mirë do të ishte që Gjykata Speciale t’i arrestonte të gjithë dhe t’i dërgonte në Hagë.

“Dështojnë në menaxhim, vendosin me mbyll gjithçka. Ndërkohë, nuk arrijnë as ligjin për rimëkëmbje me miratu. Ma mire me na arrestu Haga tanve, bile buke pa pare kemi aty”, ka shkruar Kajtazi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot do të mbyllen të gjitha subjektet afariste dhe bizneset, qendrat tregtare e rekreative, supermarketet, subjektet që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafenetë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 (e premte) deri më datë 09/11/2020 (e hënë) në orën 05:00.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit