0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gazetari rus: Perëndimi po lëshon Vuçiqin nën ujë, së shpejti pason kartoni i kuq

Rekomandime

Presidenti i Serbisë Vuçiq dalje nga problemet e brendshme të regjimit të vetë e kërkon në nxitjen e tensioneve në regjion , ka vlerësuar Genadij Sisojev gazetar korrespodent i gazetës ruse “Komersant” nga Ballkani, ai këtë e tha në emisionin “Teleskopija” RTCG, ku shtoi se ShBA me presidentin Biden po kthehen në Ballkan dhe raportet ShBA-Rusi të kenë jehonë edhe në Ballkan, shkruan “Pravda”.

“Amerika ka bërë të ditur se po kthehet në Ballkan dhe do ndikojë në ngjarjet në regjion” tha ai. Ndërsa informatat e ndërlidhjes së familjarëve të Vuçiq me grupin krlminaI të Belivuk mund të ndikojë në Serbi dhe regjion.

- Advertisement -

“Kjo varet sa zgjat ky skandal dhe a do ketë të reja tjera, nëse zgjat deri në zgjedhje mund të ndikojë në kreun e Serbisë dhe Vuçiq është i vetëdijshëm për këtë” tha Sisojev.

“Kur pushteti ndjen rrezikun, më së lehtë del me nxitje të krizave në kufij dhe paraqitet mbrojtës i vëllezërve”. “Taktika e pushtetit në Serbi është a më beson mua apo syve tu, duke dashur të fsheh faktet lidhjes me krlmin e grupit të Belivuk” tha Sisojev.

Sisojev vlerësoi se perëndimi është në rrugë ta lëshoj me ujë teposhtë presidentin e Serbisë.

- Advertisement -

“Kjo nëse jo karton i kuq, është i verdhë nga bashkësia ndërkombëtare”, aq më parë kur dihet se SNS dhe Vuçiq erdhën në pushtet në vitin 2012 me ndihmën e Gjermanisë dhe perëndimit.

Ideja ‘botës serbe’ është e ndërlidhur me atë se Beogradi nuk është i gatshëm për kompromis

- Advertisement -

Iniciativa për Ballkanin e hapur së bashku me Maqedoninë edhe Shqipërinë, është proces ndryshe i idesë “së botës serbe”, po në doni të Beogradit.

“Bota serbe është një lloj përgjigje në problemet për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, ku nuk ka përparim dhe ideja ‘botës serbe’ është e ndërlidhur me atë se Beogradi nuk është i gatshëm për kompromis” tha Sisojev.

Rreth situatës në BeH, ai shprehet se “Me ndihmën e ligjit kundër mohimit të gjenocidit, synimi është eliminimi i politikanëve radikal dhe porosi për politikanët serb në atë vend”.

Rusisë i konvenon gjendja status quo në Bosnje “ Si qëndrojnë punët, BeH vështirë mund të përparojë drejtë NATO-së”.

“Për disa politikanë serb në Serbi skenari i Donbas-it është tërheqës, por perëndimi nuk do të lejoj atë që i lejoi Rusisë në vitin 2014, ta bëjë Serbia në 2021. godine. Kjo është Evropa, ndërsa në BeH ka ushtarë perëndimor dhe garant është NATO”, tha Sisojev.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit