2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gazetari serb paralajmëron trazira në Kosovë gjatë pranverës

Rekomandime

Gazetari veteran nga Banjalluka, Branislav Bozhiq, vlerëson se kriza në Bosnjë-Hercegovinë është gjeopolitike.

Gazetari i të përjavshmes beogradase “NIN”, në një intervistë për portalin “SrpskaInfo”, tha se është hera e parë që secila palë në Bosnjë, ka nga një aleat të fortë pas vetes.

- Advertisement -

Mendoj se fundi i situatës sonë nuk do të shënohet nga dëshirat.

Zgjidhja e vërtetë e krizës apo ndezja e saj, do të përcaktohet nga lojtarët e mëdhenj.

E di që kjo tingëllon si teori konspirative, por jemi pjesë e një pakete të interesave të ndryshme”, tha Bozhiq.

- Advertisement -

Siç u shpreh ai, i gjithë Ballkani është ose do të trazohet shumë shpejt, duke filluar nga Maqedonia e Veriut, për të vazhduar në Mal të Zi. Për Kosovë, ka paralajmëruar trazira në pranverë.

Në këtë periudhë do të mbahen zgjedhjet e Serbisë (3 prill) dhe Qeveria Kurti ka paralajmëruar se nuk do të lejojë mbajtjen e tyre në Kosovë, siç nuk e lejoi as referendumin e Serbisë më 16 janar.

- Advertisement -

Tani kemi një krizë në Ukrainë.

Shumë vende në Evropë po rrisin nivelin e gatishmërisë së ushtrive të tyre.

Nuk mendoj se do të ketë Iuftë, por kjo është një ndarje e sferave të interesit dhe ne jemi një pikë nevralgjike, përmes të cilës do të definohet se kush kujt në Ballkan do t’i takojë.

Ndoshta vendasit do të jenë thjesht kontraktorë.

Mësohuni me faktin se kjo do të zgjasë, megjithëse duket dekurajuese”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit