-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gazetari shqiptar sheh tmerr me sy: I riu prej 30 minutash pa shenja jete në tokë, ambulanca s’po vjen

Rekomandime

Gazetari i Top Channel Denis Dyrnjaja pak më parë është bërë dëshmitar i ngjarje të rëndë.

- Advertisement -

Sipas gazetarit, një djalë i ri ka qendruar prej më shumë se 30 minutash shtrirë në rrugë, ndërkohë policia ka mbërritur pas 7 minutash. Ka kaluar gjysmë ore dhe ambulanca nuk ka mbërritur ende.

Dyrnjaja shprehet se është një situatë komplet e paqartë dhe në ç’rrethana ende personi në gjendje “shoku” nuk po merr ndihmën e parë.

‘Një djalë i ri qëndron prej më shumë se 30 minutash shtrirë në rrugë. Njerëzit kalonin dhe thjeshtë e shikonin. Pasi e pikasa njoftova policinë që mbërriti pas 7 minutash. Ambulanca ende nuk ka mbërritur, kur po kalon gjysmë ore. Policët thjeshtë janë duke ndenjur aty pasi bënë një këqyrje të personit i cili nuk jep shenja jete fare edhe pasi ata tentuan ta lëvizin. Duket që është një situatë komplet e paqartë dhe në ç’rrethana ende personi në gjendje “shoku” nuk po merr ndihmën e parë. Trajnimi për raste të tilla duket se mungon’, shkruan gazetari përbri fotos./newsbomb

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit