12 milionë njerëz janë prekur nga tërmeti që goditi të hënën në mëngjes Turqinë. Çdokush kërkon çdokënd, me shpresën se do të dalë i gjallë nga rrënojat.
Gazetari i TRT-së Abdylvehab Ejupi, në një lidhje ‘live’ me emisionin “Top Story”, tregon situatën aktuale në shtetin e prekur rëndë nga tërmeti 7.8 i shkallës Rihter.
“Çdokush ka një familjar nën rrënoja. Mbi 12 mijë njësi speciale të kërkim-shpëtimit janë në terren. Deri tani kemi 1.700 të vdekur, mijëra të tjerë janë nën gërmadhë. Çdo sekondë e kaluar ul shpresën për të mbijetuar. Pamjet janë si të filmave post apokaliptik, fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që njerëzit në Turqi ndjejnë”.
Kjo është tragjedia e dytë më e madhe në historinë moderne turke, shprehet Ejupi.
Rreth 100 vite më parë, mbi 8.000 njerëz kanë humbur jetën. Kjo është tragjedi e madhe për vendin, ndërkohë që numri i viktimave rritet nga ora në orë”.
Cilësia e dobët e ndërtimeve, thotë gazetari, është një tjetër arsye që ka ndikuar në shkallën e lartë të shkatërrimeve dhe për pasojë numrin e lartë të vdekjeve.
“Është zona më pak e zhvilluar. Vetëm 15 vitet e fundit ka filluar të zhvillohet. Të gjitha operacionet ushtarake edhe në Irak, edhe në Siri, janë zhvilluar nga ajo zonë. Aty është baza e NATO-s. është zonë shumë e ndjeshme ku ka 90 koka bërthamore Shba-ja ka në atë zonë edhe në aspektin atomik, aty ka armë nukleare. Përveç faktorik sizmik, është dhe ai gjeopolitik që ka ndikuar”.
Ndërtesat e reja i kanë mbijetuar tërmetit, shton gazetari, duke treguar rëndësinë e rindërtimit të ndërtesa jashtë standardeve./Top Channel