Gazmend Muhaxheri pritet të kandidojë për kryetar të Pejës edhe për një mandat të ri. Arbër Grabovci i AAK-së deri tani ishte kundërkandidati i vetëm i konfirmuar.
Por, Gazi mund të ketë pritur me “shqetësim e rivalitet” sot kandidimin e Kreshnik Husajt.
“Kika” ka vendosur të kandidojë për kryetar të Pejës nga partia aspak e njohur, “Partia Demokratike e Unitetit”.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Husaj, i cili deri vonë prezantohej si kryetar i degës së PSD-së në Pejë.
Kreshnik Husajn me siguri e njihni edhe nga “Talent Show”, emisionin qesharak që transferohej dikur në një televizion lokal.