1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gecaj e krahason Kurtin me komunistin Lenin: I dështuan thikat, tash me fraza leniniste

Rekomandime

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka sulmuar ashpër Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin në statusin e tij më të fundit.

- Advertisement -

Ai ka thënë “çmenduria nuk ka kufij”, ndërsa krahason kryeministrin e mëparshëm Kurti me liderin famëkeq komunist, Vladimir Ilich Lenin.

“Pasi iu dështoi skenari i thikave, tani akuzojnë se normalizuam “marrëdhëniet e Serbisë me Shtetet e Bashkuara”, duke përsëritur frazën leniniste se këto zotime “nuk do të merren parasysh nga qeveria e re” (me paragjykimin imagjinar se ata do të jenë qeveritarët e rinj)”, shkruan Gecaj.

Gecaj ka thënë se Lenin nuk kishte njohur obligimet ndërkombëtare të qeverisë paraprake ruse.

- Advertisement -

Kjo bën referencë të qartë me kryetarin e VV-së, shokun Albin, i cili është zotuar së fundi se nuk do të respektojë marrëveshjen e Washingtonit.

Statusi i plotë:

- Advertisement -

Çmenduria vërtetë nuk kishte kufi … pasi ju dështoi skenari i thikave, tani akuzojnë se normalizuam “marrëdhëniet e Serbisë me Shtetet e Bashkuara”, duke ripërsëritur frazën Leniniste se këto zotime “nuk do të merren parasysh nga qeveria e re” (me paragjykimin imagjinarë se ata do të jenë qeveritarët e rinj)!

P.S. Komunisti Vladimir Lenin nuk kishte njohur obligimet ndërkombëtare të qeverisë paraprake Ruse!

Çmenduria vërtetë nuk kishte kufi … pasi ju dështoi skenari i thikave, tani akuzojnë se normalizuam “marrëdhëniet e…

Gepostet von Bajram Gecaj am Donnerstag, 17. September 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit