1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gecaj i ashpër me këshilltaren e Pacollit që iu bashkua Osmanit: Skena politike nuk ndryshohet duke u sorollatë nëpër parti

Rekomandime

Bajram Gecaj nga LDK, i ka reaguar ashpër ish-këshilltares së Behgjet Pacollit, Rejhan Vuniqi e cila vendosi t’i bashkohet, Vjosa Osmanit në listës së Vetëvendosjes.

- Advertisement -

Gecaj ka shkruar në Fecbook se skena politike nuk ndryshohet duke u sorollatë nëpër parti politike.

”Skena jonë politike nuk ndryshohet duke u sorollatë nëpër parti politike si me qenë duke hyrë e dalë nëpër shitoret e Albi-Mall!”, është shprehur Gecaj.

Mes tjerash në reagimin e tij, Bajram Gecaj tutje citon dhe deklaratën e sotme të Vuniqit ku bënte të ditur përkrahjen e saj ndaj Osmanit.

- Advertisement -

”Rejhane Vuniqi: ”Përderisa qytetari lufton për të mbijetuar në këtë vend të pashpresë, kasta jonë politike lufton për të triumfuar në betejën e tyre të quajtur pushtet. Por, po harrojnë se pushtetin ia u japin mu këta qytetarë …”

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Skena jonë politike nuk ndryshohet duke u sorollatë nëpër parti politike si me qenë duke hyrë e dalë nëpër shitoret e Albi-Mall! Nuk do ta shpikim ne as rrotën e as ujin e ftohtë! Ndryshimet bëhen si në të gjitha shtetet demokratike perëndimore, duke vepruar nga brenda, e jo të eksperimentohet në pafundësi me të ashtuquajturit “reformatorë”, të cilët/at e bëjnë skenën “lomsh” për hir të egos dhe urisë individuale për pushtet!
Rejhane Vuniqi: “Përderisa qytetari lufton për të mbijetuar në këtë vend të pashpresë, kasta jonë politike lufton për të triumfuar në betejën e tyre të quajtur pushtet. Por, po harrojnë se pushtetin ia u japin mu këta qytetarë …”.

https://www.facebook.com/bajram.gecaj.1/posts/782866832605391

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit