4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Geci: Truproja e Hashim Thaçit e ofendoi rëndë Rugovën në lift, pastaj m’u deshtë me shkua e me ia tregu vendin

Rekomandime

Në intervistën ekskluzive për “Bota sot”, Esat Geci, i vogli i vëllezërve Geci, i cili deri në vdekje të Presidentit Rugova ka qenë njeriu më i afërt i tij ka thënë se sigurisht se puna e përcjelljes së Rugovës nuk ka qenë pa sfida, ka qenë me sakrifica, por që Geci duke pasur bindjen e thellë se Rugova është në rrugën e drejtë, asnjëherë nuk është hamendësuar se duke e mbrojtur Presidentin Rugova, po e mbron të vërtetën dhe të drejtën.

- Advertisement -

I pyetur se nga kush kanë ardhur më së shumti kërcënimet të cilat e kanë rrezikuar edhe jetën e Dr. Ibrahim Rugovës, Esat Geci ka thënë se sigurisht nga kundërshtarët politik, të cilët jo rrallë kanë tentuar, duke dështuar gjithsesi, ta privojnë nga jeta Presidentin Rugova.

“Nga kush tjetër pos nga kundërshtarët politik dhe disa hiena dhe njerëz të ardhur nga mali. Shumë herë kur kemi pasur dalje, në vitet e para të pasluftës, çdo herë që unë mungoja të jem afër Presidentit, apo edhe Besimi, Bashkimi, Afrimi, ku pas vrasjes se Besimit erdhi vëllai i tij Xhevati, kur s’kemi qenë ne aty gjithmonë ka pas telashe nga përcjellja e afërt e Presidentit të tanishëm Thaçi, ka pasur sharje, fyerje, por kur unë isha aty, ato nuk kanë ekzistuar. Një rast kur unë nuk isha mirë me shëndet, mungova dhe kishin pasur telashe të mëdha me ata persona, në lift truproja e Hashim Thaçit e kishte fyer Rugovën dhe atyre djemve që ishin me Presidentin i kishte thënë “jau shti kryet n’shole”, kur shkova iu drejtova njeriut më të afërt të Presidentit Thaçi, duke i thënë se këtu jemi me punë, ti e ke punën tënde unë time. Sa unë të jem gjallë afër Presidentit Rugova, ti përveç meje nuk ke punë me askënd tjetër. Të gjithë ata më kanë njohur, ua kam ditur luftën, kanë mundur t’i tregojnë për luftë në Prishtinë e jo neve që i kemi njohur për trimrin e tyre. Ata e kanë pasur të qartë se kur është puna te Presidenti Rugova veç mundemi me vdekë të gjithë se tjetër zgjidhje nuk ka pasur. Duke e falënderuar Zotin, Presidenti Rugova ka shpëtuar prej dorës së shqiptarëve, e vdekja i erdhi prej një sëmundje të rënd”, është shprehur Geci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit