1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Genci i reagon Bekë Berishës: Më mirë ta zgjedhim president dikë që i dhembin sytë nga leximi

Rekomandime

Genc Prelvukaj nuk ka qëndruar në heshtje as këtë herë për zhvillimet politike në vend.

- Advertisement -

Kur po mbahet plenare në Kuvendin e Kosovës, deputetit Bekë Berisha, ndër tjera tha se president i vendit duhet të bëhet dikush që kur kalon nga varrezat civile, i kujton anëtarët e tij të familjes që e dhanë jetën për liri.

“Kosovës i duhet një president që kur kalon nga varrezat civile mënon për anëtarët e vetë të familjes që për këtë liri tani ata i ka në vorr, dikush i cili të këqyr në dritë të syve e të thotë po ose jo. Dikush që pranon mendimin ndryshe të secilit intelelektual e pranon, dikush që i nënshtrohet drejtësisë”, tha Berisha ndër tjera.

Ndërsa këtë deklaratë të tij e ka komentuar Genci në një postim në Facebook.

- Advertisement -

Sipas Gencit për president më e udhës do ishte që të përzgjedhej një diplomat që “i dhëmbin sytë nga leximi e dija”.

“Deputeti Berisha paska thënë se vendit i duhet një president që i dhemb trupi nga plagët e luftës. Bekë, ky nuk është kriterium për pozitën që flitet. Më mirë të zgjedhim dikë që i dhembin sytë nga leximi dhe dija”, ka shkruar këngëtari i njohur në postim.

- Advertisement -

https://www.facebook.com/genc.prelvukaj.3/posts/10220757893271204

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit