Ish presidenti i SHBA-së, George Bush, kishte deklaruar në vitin kur Kosova ishte shpallur se Kosova do të forcohet ushtarakisht pasi që sipas tij përmes fuqizimit të Kosovës, edhe SHBA-ja do ta fuqizonte ndikimin ne Ballkan.
Por kjo deklaratë e ish-presidentit Bush ka filluar të riaktualizohet në Serbi. Sipas disa mediave serbe Kosova ka filluar të fuqizohet me përkrahjen amrikane dhe se fuqizimi i Ushtrisë së Kosovës edhe me mjete tjera, nuk është i papritur, pasi që këtë e kishte paralajmëruar edhe George Bush.
E deklarata e Bushit, e pastaj edhe e Gjeneralit amerikan Jim Mattisit, për Ushtrinë e Kosovës, kanë dridhur jo vetëm Serbinë por edhe shtetet tjera anti-shqiptare dhe anti shtetit të Kosovës.