2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gërvalla: Agresioni ndaj Ukrainës nga diktatori rus, na kujton kohën kur u sulmua Kosova nga Serbia

Rekomandime

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin, diktator, derisa tha se pushtimi i Ukrainës i kujton kohën kur Kosova u sulmua nga Serbia.

Përmes një publikimi në Twitter, Gërvalla deklaroi angazhimin e Kosovës për t’i dalë në ndihmë Ukrainës.

- Advertisement -

“Agresioni ndaj Ukrainës nga diktatori rus Putin na kujton kohën më të keqe në historinë tonë të re kur Kosova u sulmua nga liderë të ngjashëm brutalë të Serbisë. Kosova do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar dhe botën demokratike për ta fituar këtë luftë”, shkroi ministrja.

Ndryshe ditë më parë, ministrja Gërvalla ka paraqitur sanksionet e Kosovës ndaj Rusisë, transmeton lajmi.net.

Këto sanksione përfshijnë ngrirje të aseteve bankare e masa tjera financiare e po ashtu sanksione për individ e akterët politik të përfshirë në marrjen e vendimit për agresionin rus në Ukrainë.

- Advertisement -

Sanksionet konsistojnë në: ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individët e sanksionuar, ndalim për individë dhe entitete në Republikën e Kosovës, që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, për individët dhe entitetet e sanksionuara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit