1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gërvalla ankohet për dembeli në MPJ: Me 39 persona s’mund të bëjmë politikë të jashtme

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se Kosova e ka të pamundur të bëjë politikë të jashtme, pasi tha se ka vetëm 39 persona të punësuar në dikasterin që ajo drejton, që merren me tema të diplomacisë.

Gërvalla tha në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme se janë 130 persona të punësuar në administratë dhe shërbime të tjera. Ky numër, kryediplomatja tha se duhet të zvogëlohet.

- Advertisement -

“E para, kemi një disproporcion total mes stafit të ashtuquajtur që merret me drejtoritë politike. Aty punojnë gjithsej 39 persona, ndërkohë që në shërbime të tjera ndihmëse si administrata dhe të tjera janë 130 persona. Pra është e domosdoshme që administrata të zvogëlohet dhe të rritet numri i njerëzve që punojnë rreth temave të politikës së jashtme. Me 39 të punësuar që merren me tema të politikës së jashtme, Republika e Kosovës s’mund të bëjë politikë të jashtme, është e pamundur, sepse mungon çdo lloj mundësie për hulumtime, analiza, për dokumente të cilat janë të nevojshme të hartohen. Jemi përpjekur që përmes kabinetit të mbulojmë një pjesë të madhe, por kjo nuk funsionon afatgjatë”, tha Gërvalla.

Ajo theksoi edhe çështjen e profesionalizmit të zyrtarëve të MPJ-së. Siç tha Gërvalla, disa tregojnë gatishmëri dhe profesionalizëm për të punuar, ndërsa disa të tjerë nuk janë të interesuar.

“E dyta është çështja e profesionalizmit real të personave që punojnë në MPJ. Kemi edhe aty një diskrepancë të madhe mes njerëzve që tregojnë gatishmëri dhe profesionalizëm për të punuar dhe dinë e duan të punojnë, dhe një numri të madh të njerëzve të cilët në MPJ ndodhen për shkak se e kanë emërimin aty, por nuk janë të interesuar ta çojnë asnjë proces përpara”, tha Gërvalla.

- Advertisement -

Ajo përmendi një reformë që duhet të bëhet në dikasterin që ajo e drejton.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit