1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gërvalla bën paralele me regjimin e Enverit: Dikush të japë llogari për fëmijët me fotografi të Osmanit e Konjufcës

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, thotë se është tronditur kur ka parë fëmijë të vegjël të Kosovës me fotografi të krerëve të shtetit në duar në Kuvendin e Kosovës.

Ajo tha se pamja e tillë i kujtoj fëmijërinë e saj dhe diktaturën e Enver Hoxhës.

- Advertisement -

“Duke pasur parasysh biografinë time, rritjen time në diktaturë në vitet 82-92, për mua një foto e tillë është tronditëse dhe secili që e bartë përgjegjësinë për përdorimin e fëmijëve për të bërë foto të tilla, pavarësisht a e ka pasur synimin e keq apo synimin e mirë, do të duhej të mbante përgjegjësi”, tha Gërvalla për RTK’në.

“Unë me aq sa arritja të kuptoj, nuk arrita ta dijë saktë se kush e mban përgjegjësinë për këtë foto, por një gjë di, se në këtë strukturë të institucioneve që kemi, duke nisur nga presidentja, qeveria, parlamenti, nuk shoh tendenca të tilla të cilat do të ishin shumë shqetësuese po të ishin ekzistuese, por sa herë kthej kokën dhe e shoh atë fotografi e ndjej vetën shumë keq”, shtoi ajo.

“I zoti i kësaj fotoje do të duhej të dilte të merrte përgjegjësinë, të kërkonte falje para këtyre fëmijëve dhe para prindërve të tyre dhe të përfundonte kjo punë dhe jo ta linte pezull. Unë them se fëmijët duhet t’i ruajmë shumë”, theksoi ministrja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit