Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë të ditur se janë në rrugë të mira drejt njohjeve të reja ndaj Kosovës.
Ajo në Rubikon të Klan Kosovës ka theksuar se janë duke punuar me intensitet për të arritur njohje të reja për vendin.
“Ne jemi në rrugë të mirë drejt njohjeve të reja, njohje mund të presim sapo të kemi arritur rezultate të në njohje te reja. Unë nuk do të flas për strategjinë që e bëjmë për njohjet, as nuk do të mund të flas për partnerët me të cilët bisedojmë, as nuk do të mund të flas se kush na ndihmon, mund të them se jemi duke punuar me intensitet”.
“Kam pritur se do të jetë më vështirë, kam pritur se refuzimi për të biseduar me ne do të jetë shumë më i madh, procesi i njohjeve është një proces i dyanshëm që kërkon seriozitet, përkushtim dhe profesionalizëm”,ka thënë Gërvalla-Schwarz.