2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gërvalla tha se s’ka marrëveshje, i përgjigjet Kurti

Rekomandime

“Ka marrëveshje me Serbinë dhe s’mund të thotë askush që s’ka marrëveshje”.

- Advertisement -

Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti teksa u pyet për një deklaratë të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ditë më parë për një media të huaj tha se e “vërteta është që s’ka ende marrëveshje me Serbinë”.

Kurti u përgjigj duke thënë se Marrëveshja ekziston, dhe se mungesa e nënshkrimit nuk e cënon ekzistencën e saj.

“Marrëveshje ka. Marrëveshja është bërë në Bruksel dhe në Ohër. Është ligjërisht obligative. Këtë marrëveshje e ka adoptuar edhe BE-ja, jo vetëm ndërmjetësit Borrell dhe Lajçak, të cilët kanë konstatuar që kjo është një marrëveshje, por me keqardhje nuk ka nënshkrim për shkak të palës tjetër. Ndërkohë që ne jemi tërësisht në rregull. Mungesa e nënshkrimit bëhet gjykim për Serbinë, por nuk e cenon ekzistencën e marrëveshjes”, tha Kurti për marrëveshjen e Ohrit.

- Advertisement -

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz javën e kaluar në një intervistë për gazetën “Diario de Noticias” ka folur për marrëveshjen e arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kur është pyetur se a sjell ndryshime të ndjeshme për paqen në Kosovë marrëveshja e arritur, Gërvalla ka thënë se e “vërteta është që s’ka ende marrëveshje me Serbinë”.

- Advertisement -

“E vërteta është se ne ende nuk kemi marrëveshje me Serbinë. Nga ana jonë, ne ishim dy herë, një herë në 27 shkurt dhe më pas fundjavën e kaluar, gati për një marrëveshje, me garancitë që partnerët dhe aleatët tanë – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara – na dhanë për zbatimin e asaj marrëveshjeje, por çuditërisht. Serbia nuk ishte gati për këtë”, ka thënë Gërvalla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit