Në qendrën e votimit “Yll Morina” në Gjakovë, procesi i votimit ka filluar me pak vonesë në ora 7:15.
Berat Bejtullahu, Kryesuesi i qendrës së votimit ka thënë për T7 se në këto zgjedhje janë 1000 votues më pak në këtë qendër votimi.
“Numri i votuesve në këtë qendër votimi është 16 mijë e 657 persona, dhe ky numër është më i vogël se zgjedhjet e vitit 2017 për 1000 persona e kjo është shkak i pastrimit të listave”, ka thënë ai.