1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Gjakovë, familjarët akuzojnë mjekët për vdekjen e 66 vjeçarit

Rekomandime

Mjekët e spitalit të Gjakovës po fajësohen nga familja Tafarshiku për vdekjen e familjarit të tyre 66 vjeçar. Ata kanë paraqitur rastin në polici, të cilët edhe intervistuan disa mjekë, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Dy ditë më parë vdiq e të premten u varros. Por pas vdekjes së Besim Tafarshikut nga Gjakova familjarët e tij po dyshojnë në trajtimin që mori nga stafi i spitalit regjional “Isa Grezda”.

Sipas nipit të të ndjerit, axha i tij pas përkeqësimit të gjendjes ishte hospitalizuar në repartin e Pulmologjisë të martën.

Për shkak të dhimbjeve të mëdha, atë të mërkurën e kishin udhëzuar për në repartin psikiatrik.

- Advertisement -

“E dërgojnë te dera e repartit të Psikiatrisë edhe pasi që hyn infermierja brenda thotë se s’po di çfarë të thotë por dërgone pacientin në shtëpi”, rrëfen nipi.

20 minuta pasi sillet në shtëpi 66 vjeçari vdes.

- Advertisement -

Edhe kontaktimi i stafit mjekësor për ta konfirmuar vdekjen për familjen ishte i vështirë.

Drejtori i Shëndetësisë Ferdinand Kolaj konfirmoi se numri nuk ka funksionuar shkaku i dëmtimit të kabllos nga punimet afër QKMF’së.

Në anën tjetër në spitalin e Gjakovës konfirmuan se pacienti i cili ishte i dyshuar për Covid-19 por që të shtunën rezultoi negativ pati trajtim meritor e rasti nuk u neglizhua.

Ky dhe kolegët e tjerë u intervistuan pasi familja lajmëroi rastin në polici.

Rasti po hetohet si dyshim për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor dhe nëse gjenden shkeljet do të veprojnë konform ligjit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit