Një vajzë e raportuar si e zhdukur më 26 gusht është paraqitur në orët e para të ditës së sotme në stacionin policor në Gjakovë dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhu.nuar nga një mashkull.
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është nën hetime.
Njoftimi i plotë i policisë:
PERSON I ZHDUKUR – I GJETUR/DHUNIM /Gjakovë 26.08.2021 – 00:05. Më 31.08.2021 është paraqitur në stacion viktima femër kosovare që ishte raportuar e zhdukur dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhu.nuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.