Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, njofton policia në raportin 24 orësh.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Mitrovicë të Jugut, ku viktim është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Policia thekson se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.