1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjendet i vdekur studenti shqiptar

Rekomandime

Një student shqiptar 20 vjeçar është gjetur i vdekur në një parking të mbyllur në qytetin e Xhenovas, në Itali.

Parkingu ndodhet në afërsi të stadiumit të qytetit e mjaft pranë rrugës Europa.

- Advertisement -

Trupi i studentit mes një pellgu gjaku, u gjet nga një grua e cila lajmëroi menjëherë forcat e rendit e ndihmën mjekësore.

Hetimet e para kanë zbardhur se 20 vjeçari shqiptar është hedhur nga një lartësi 5-6 metra pasi ka kapërcyer një rrethim telash me gjemba.

Ende nuk dihen motivet e vdekjes e autoritetet italiane po hetojnë në disa pista me dyshimet se mund të jetë një vetëvrasje, një rrëzim aksidental ose dhunim nga persona të tjerë.

- Advertisement -

Do të jetë autopsia që do të mund t’i jap përgjigje kësaj ngjarje të rëndë.

Studenti shqiptar banonte në lagjen Teglia të Xhenovas.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit