Në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, mbrapa ish-markatës së vjetër, në një kosh mbeturinash, brenda një kutie të mbyllur kartoni është gjetur e pajetë një foshnje e porsalindur.
Mësohet se fëmija është i gjinisë mashkull. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe ambulanca, ku mësohet se po kryhen veprimet e mëtejshme.
Foshnja e pajetë është transportuar në morg.