Një person është gjetur i vdekur në Mitrovicë, të shtunën. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, ka bërë të ditur Policia.Bëhet fjalë për një mashkull, rreth 70-vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në fshatin Suhodoll, afër urës së këtij vendbanimi.
Zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se të gjitha ekipet policore dhe prokurori kanë qenë në vendin e ngjarjes.