1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjendet një trup i pajetë në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Rekomandime

Sot është gjetur një trup i pajetë, në një shtëpi në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë.

Gazeta Demos merr vesh se viktima është mashkull rreth moshës 50 vjeç.

- Advertisement -

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Brovina, e cila ka thënë se dyshohet që personi në fjalë është vetëvrarë.

“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një trup të pajetë, në një shtëpi në rrugën ‘Lec Gradica’ në Prishtinë”, ka thënë Brovina

Policia ka njoftuar se në momentin që ka marrë informatat ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

- Advertisement -

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton këtë rast dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, ka thënë tutje zëdhënësja e Policisë.

Trupi i pajetë i viktimës, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit