2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gjendet pas tri jave trupi i shqiptarit të zhdukur në SHBA

Rekomandime

Mediat lokale në Detroit kanë raportuar sot se trupi i pa jetë i 24-vjeçarit të zhdukur Arsim Zendeli, u gjet në lumin e Detroitit të Shtunën, tha policia, duke shtuar se trupi i tij u zbulua për herë të parë nga një peshkatar në zonën përreth lumit, shkruan YlliriapRress, medie shqiptare në SHBA.

- Advertisement -

Sipas zyrtarëve, të policisë saktësohet se të Shtunën, 16 maj 2020, Departamenti i Policisë Grosse Ile u njoftua se është gjetur një trup në ujërat e lumit në Detroit pranë ishullit Celeron, ndërsa sot Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Wayne konfirmuan identitetin e trupit të pajetë i cili është 24-vjeçari Arsim Zendeli.

Arsim Zendeli ka rezultuar i humbur që nga 7 Prill. Ai u largua nga shtëpia e tij herët në mëngjes në automjetin e tij.

Policia tha se automjeti u gjet disa orë më vonë me dëme të vogla në pjesën e përparme në parkingun e Edge Water në Grosse Ile.

- Advertisement -

Policia dhe anëtarët e familjes për 40 ditë thanë se kanë kontrolluar me helikopter, me patrulllime në ujë dhe kanë përdorur në kërkim dhe ekipe të polumbarve si dhe qentë nuhatës K-9 por pa sukses, deri sa uji vet e nxori mbi sipërfaqe trupin e pa jetë të 24 vjeçarit Arsim Zendeli i cili është shqiptar nga Struga me banim në SHBA.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit