Arkeologët mendojnë se kanë gjetur në veri të Greqisë varin e filozofit influent, Aristotel, sipas një konference për shtyp të mbajtur në Selanik.
“Ka prova të fuqishme se kemi gjetur varit e tij”, tha Kostas Sismanides i cituar nga televizioni shtetëror.
Vari i mundshëm i filozofit është në vendin ku ai ka lindur, në qytetin antik të Stagira-s në lindje të gadishullit Halkidiki pranë qytetit Olimpiada.
“Qytetarët e Stagira-s i sollën eshtrat e Aristotelit në vendin e tij të lindjes pas vdekjes në vitin 322 para erës sonë, duke i vendosur ato në jug të qytetit Khalkis dhe në godinën në formë patkoi që është duke u analizuar”, thanë arkeologët.