1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjenerali i UÇK-së i kundërpërgjigjet Marko Gjuriqit për FSK-në

Rekomandime

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, i është kundërpërgjigjur Marko Gjuriqit.

- Advertisement -

Brahimaj në një postim në Facebook, ia përkujton Gjuriqit që Kosova e ka fituar luftën njëherë, tash ‘do ta mbrojmë paqen’.

Gjenerali thekson se, Gjuriqi mundet me vazhdua me racizmi e vet, mirëpo Kosova do të arsimohet dhe do të vazhdon që ushtrinë ta ndërtojë me teknologjinë më të mirë.

“Racizmi serb vazhdon. Gjuriq me deklaratën e tij se shqipetarëve ju duhen libra e jo tanke shpërfaq pozicionin historik të serbëve ndaj shqiptarëve se kinse ne jemi të paarsimuar. Gjuriqi mundet me vazhdu me racizimin e vet e ne vazhdojmë të arsimohemi edhe vazhdojmë që ushtrinë tonë ta ndërtojmë me teknologjinë ma të mirë. FSK nuk është kërcënim por faktor stabiliteti. Mos të frikësohet Gjuriq se luftën e kem fitu njëherë e do ta mbrojmë paqen”, shkruan Lahi Brahimaj.

- Advertisement -

Gepostet von Lahi Brahimaj am Montag, 27. Juli 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit