0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjenerali rus demanton presidentin: Putin gënjen, s’u pyet a të hyjmë në Kosovë – ja kush dha urdhër

Rekomandime

Përvjetori i hyrjes tinëzare të rusëve në Kosovë (11 qershor 1999), është bërë temë e madhe përçarëse në Rusinë e Vladimir Putinit. Gjeneralë të ushtrisë ruse, janë ndeshur ashpër në një televizion rus për motivet e hyrjes së trupave ruse, duke dhënë arsye të ndryshme, transmetuan mediat serbe. Në fakt, arsyeja kryesore, ajo e “mbrojtjes së serbëve” as që është përmendur ndonjëherë, duke argumentuar kështu se rusët asnjëherë nuk veprojnë asgjë pa e parë interesin e tyre.

E gjitha ka filluar pas deklaratës së Putin, se ai kishte dhënë urdhër për zbarkimin e forcave ushtarake ruse në Aeroportin e Prishtinës. Putin kishte thënë se ai kishte biseduar me shefin gjeneral të shtabit të ushtrisë ruse, gjeneralin Anatoli Kvashnin, dhe se kishte lejuar që forcat ruse të hynin në Aeroportin e Prishtinës.

- Advertisement -

Kjo deklaratë e Putinit e ka shtyrë gjeneralin e pensionuar rus, Leonid Ivashov, i cili në vitin 1999 ishte shef i Sektorit kryesor të bashkëpunimit ndërkombëtar të ushtrisë ruse, që si pjesëmarrës i operacionit rus të japë një intervistë për mediat ruse.

Ivashov ka përgënjeshtruar Putinin në mediat ruse, duke thënë se urdhrin për intervenim në Kosovë e ka dhënë ish-ministri i mbrojtjes, Igor Sergejev dhe Boris Jelcini.

Sipas Ivashovit, deklarata e Putinit, pasi ka kuptuar se hyrja e trupave ruse në Kosovë do të bëhej për një interes eventual tjetër rus në raport me Perëndimin, si kartë tregtuese, është e rreme. Putin, sipas tij, ka thënë se rusët në Kosovë nuk hynë për “mbrojtjen e serbëve”.

- Advertisement -

Në kronikën e “TV Rain” thuhet edhe se Putin në atë kohë nuk kishte mundur të jepte urdhra, pasi që nuk ishte kryeministër, por ishte vetëm kryesues i Këshillit të sigurisë dhe FSB-së.

Rusët hynë në Kosovë një ditë para forcave të NATO-s. Qëndrimi i tyre 4 vjeçar u shqua për skandale të shumta. Përleshje me shqiptarët; shfrytëzimin seksual i të miturave serbe në enklava në Kosovë, e deri te rrëmbimet e punonjëseve në lokalet e natës ishin vetëm disa nga skandalet që bënë brenda këtyre viteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit