1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjenerali shqiptaro-amerikan porosit: Shqiptarë siguroni ushqime për gjashtë muajt e ardhshëm!

Rekomandime

Gjenerali shqiptaroamerikan Muharrem Maralusha, duke iu referuar shpërthimit të Iuftës në Ukrainë, dhe rrezikut që sjellë ajo për Kosovën, nga një agresion i mundshëm serb, këshillon që shqiptarët në Kosovë të sigurojnë rezerva ushqimore për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm.

“I këshilloj banorët e Kosovës që të kenë mjaft ushqime për gjashtë muaj”, ka shkruar Maralusha, në orët e hershme të mëngjesit sipas kohës sonë.

- Advertisement -

Ai paralajmëron se gjendja mund të përshkallëzohet në Kosovë, dhe politikanë si Albin Kurti, nuk kanë përvojë në njohjen e gjendjeve emergjente.

“Se situata në Kosovë nuk do të jetë e kënaqshme. Mos u mbështetni në Albinin me e zgjedhë një zgjedhje se KY nuk ka kapacitet as dijeni për situata emergjente”, shkruan Maralusha.

Ndërsa, në një përgjigje me lexuesit e tij, gjenerali shqiptar-amerikan, sqaron se ai ka një përvojë profesionale në sigurinë ushtarake prej më se 50 vitesh.

- Advertisement -

“Kualifikimet e mia janë: 50 vjet në sigurimin ushtarak. Kur dola në PENSION, Albinit ia ofrova shërbimet e mia, por kualifikimet e mia nuk ishin të mjaftueshme për të. Për drejtor të AKI-së e pruni një individ, që ka vetëm gjashtë muaj eksperiencë. Për ministër të Mbrojtjes e pruni një të jashtëm, që ende nuk është mësuar si me ecë në një rresht ushtarak”, ndërsa e kritikon sërish Albinin, tek i cili nuk e sheh një figurë të përshtatshme për këto situata.

Rusia në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë një furi sulmesh të shumëfishta, të kombinuara me sulme të luftës speciale në shumë qytete dhe me sulmet tokësore në Donbas, një krahinë e madhe Ukrainase, jo administrative, që përkon edhe me dy krahinat seperatiste Luhan dhe Donetsk.

- Advertisement -

Për shkak të shpërthimit të kësaj Iufte, raportohet se Kina ka siguruar rezerva ushqimore në dy muajt e fundit, sa për 65 % të popullatës botërore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit