1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjenerali Weslay Clark synon të sjellë panele solare në Kosovë

Rekomandime

Gjenerali amerikan Wesley Clark qëndroi të martën për vizitë në Kosovë.

Ardhja e tij, e paparalajmëruar, qe për një temë jashtë natyrës që zakonisht e sjellë ushtarakun në pension në Kosovë. Jo për siguri, por çështjet e energjisë qenë temat e takimit mes Clark, kryeministrit Albin Kurti, zv/kryeministres Emilia Rexhepi dhe ministres së ekonomisë Artane Rizvanolli.

- Advertisement -

“Ne folëm për zhvillimin e energjisë këtu, për Kosovën. Ne duam të sjellim panele solare në Kosovë. Pra diskutuam vetëm se sa shpejt mund ta sjellim energjinë e pastër diellore këtu, e dimë se është koha që të gjitha vendet në Evropën Juglindore të shmangen nga emetimi i karbonit dhe të përdorin energjinë diellore sa më shumë që munden”, – tregoi Clark pas takimit.

Investimet si këto tha se janë siguria më e mirë për Kosovën. Por edhe prania e Aleancës që dikur e udhëhoqi.

“Si gjithmonë, kur ka ngritje tensionesh pas asaj që bën Rusia ka një efekt prapaveprues në rajon, prandaj mendoj se është e rëndësishme se Qeveria ti kushtojë vëmendje situatës me sigurinë në Kosovë, por prandaj e kemi KFOR-in këtu, ju e keni prezencën e NATO-s dhe e di me siguri se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë, ambasadori amerikan këtu është vërtetë njeri i mirë dhe po merret me këtë”.

- Advertisement -

Gjenerali bëri të ditur se nuk ka marrë ndonjë pozicion si këshilltar i jashtëm a special.

“Unë nuk jam këshilltar special, jam thjeshtë një mik. Unë mund ta këshilloj këdo, ky nuk është ndonjë emërim i veçantë. Por unë do ta takoj ministrin, ai është një mik dhe i mjafton të më thotë “Përshëndetje” dhe të më tregojë se si po shkojnë gjërat”.

- Advertisement -

Megjithatë i shkoi në konak ministrit që verën e shkuar e prezantoi si të tillë, për të folur për çështje të sigurisë e mbrojtjes. Në shoqërinë e ministrit Armend Mehaj u pa mjaft i lumtur.

Vizita e Wesley Clark ngjanë në një kohë kur Kosova si asnjëherë më parë synon anëtarësimin në NATO. I pyetur nga Klan Kosova, Clark pati një përgjigje të shkurtë për këtë.

“Mendoj se NATO duhet ta mirëpres Kosovën si anëtare. Kjo është gjithë çfarë mund të them tani”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit