Një fëmijë nga Belgjika do diplomohet në Universitet. Gjeniu 9-vjeçar shkon në universitet për të marrë diplomën e bachelor.
Laurent Simons po studion inxhinieri elektrike në Universitetin e Teknologjisë Eindhoven (TUE).
I përshkuar nga pedagogët si thjesht ‘i jashtëzakonshëm’, Laurent është në rrugën e duhur për të përfunduar studimet e tij në dhjetor.
Ai më pas planifikon të bëjë doktoraturën për inxhinieri elektrike, ndërsa studion gjithashtu edhe për mjekësi, tha babai i tij për CNN.
Prindërit e tij, Lydia dhe Alexander Simons, menduan se gjyshërit e Laurent po e ekzagjeronin kur thanë që ai ishte një “dhuratë”, por mësuesit e gjeniut shumë shpejt e konfirmuan.
Laurent iu nënshtrua testimeve të ndryshme pasi mësuesit e tij u përpoqën të zbulojnë talentin e tij.
9-vjeçari vjen nga një familje mjekësh. Dhe prindërit e tij deri më tani nuk kanë marrë asnjë shpjegim se përse fëmija i tyre është i aftë të mësojë kaq shpejt.
TUE ka lejuar Laurent që të përfundojë studimet e tij më shpejt sesa studentët e tjerë.