1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gjeo-politikani serb tronditë Serbinë: Secila marrëveshje do të thotë humbje të Kosovës

Rekomandime

Gjeo-politikani serb Milomir Stepiç ka deklaruar se “Figurat ashtu janë vendosur që secila marrëveshje në secilën variant do të thotë humbje të Kosovës, por pse të pranojmë këtë? – ndarja e Kosovës do prodhonte frustrim të dyanshëm dhe do sillte luftë të re”, shkruan “Novosti”.

Corona ka shuar dritat së pari në aspektin politik dhe medial dhe në atë errësirë shumëçka po ndodhë. Kur të vjen përsëri drita përnjëherë do shihet se biseduesit, të dërguarit special dhe (pseudo)ekspertët nuk kanë ndenjur duarkryq duke pritur se virusi si kërcënim koegzistencial ia doli të anestezioj opinionin serb dhe të përgatis zgjidhje te dhimbshme ka theksuar profesori dhe eksperti gjeo-politik dr Milomir Stepiç.

- Advertisement -

Duke u ndërlidhur me emërimin e Lajçak si ndërmjetësues për Kosovë që kaloi në hije të luftës me epideminë “Nuk duhet të përjetojmë si ndërmjetësues nga Sllovakia, që nuk e ka njohur Kosovën por si produkt i elitës globale që vendos llogaritë atyre që e kanë emëruar. Figurat ashtu janë vendosur që secila marrëveshje në secilën variant do të thotë humbje të Kosovës, por pse të pranojmë këtë parti shahu?

Në pyetjen nëse ndarja mund të sjell zgjidhje të përhershme të problemit të Kosovës, Stupiç tha se : “Nuk është Kosova ‘terra nullius’ dhe të bashkohet si letër r zbraztë, përveç që do bëhej fjalë për shkelje të Kushtetutës, ndarja nuk do të zgjidhte asgjë dhe më së paku do sillte paqe të përhershme.

Përkundrazi serbët do e përjetonin si humbje të ‘shtetit themelor’ dhe do pritnin rastin për çlirim, arbanasit do konsideronin se me pranim kanë viktimizuat ‘një pjesë sovranitetit’ dhe do përpiqeshin ta kthejnë.

- Advertisement -

Frustrimet e dyanshme herët a vonë do sjellin luftë, ndërsa formula ‘të dy palët të jenë humbës” është vetëm alibi i humbjes. Varianti që në përbërje të Serbisë të mbetet 10 për qind e hapësirës në veri të Ibrit, do të thotë mbetjen jashtë të shumicës së popullit serb, objekteve dhe trashëgimisë dhe kishave (nen mbrojtjen e UNESCO) dhe pasurive natyrore.

Në pyetjen nëse bëhet fjalë për kurthin se flitet për popullin serb në Kosovë duke anashkaluar çështjen territoriale, ai tha: Nihilizmi ka zënë rrënjë në interesin serb, derisa tjerët pa pardon luftojnë për territor, ne tregtojmë për paqen e rrejshme e stabilitet, raporte fqinjësore edhe hapje të kapitujve…Të flitet për luftën për popullin serb në Kosovë dhe të hiqet dorë nga territori i Kosovës në kuadër të Serbisë nëse nuk është rrush i thartë atëherë është amatorizëm. Po ai popull nuk rri në ajër po në territorin me 1.500 kisha e manastire! Nga përcaktimi për angazhim ekonomik për jetë më të mirë, nëse ata lihen në Kosovën e pavarur nuk do mbeten asgjë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit