-0.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Gjermanët e stabilizojnë menjëherë gjendjen shëndetësore të kundërshtarit të Putinit

Rekomandime

44 vjeçari, Aleksej Navalny ka mbërritur për trajtim në spitalin Charite në Berlin. Avioni i marrë nga iniciativa „Cinema für Peace” me Aleksej Navalnyn në bord mbërriti të shtunën në mëngjes në aeroportin Berlin Tegel.

Prej andej Navalny u dërgua menjëherë për trajtim në spitalin Charite. Gjendja e tij në spital në Berlin konsiderohet si e “stabilizuar”. Por mjekët janë duke zhvilluar kontrolle të gjera për të kuptuar gjendjen e Navalnyt, kontrolle që mund të zgjasin.

- Advertisement -

„Lufta për jetën dhe shëndetin e Aleksejit sapo ka filluar, ka ende shumë për të bërë, por të paktën u bë hapi i parë”, shkroi në twitter zëdhënësja e Navalnyt, Kira Jarmysh pas fluturimit nga metropoli siberian, Omsk. Ajo shprehu falënderim për mbështetjen që iu dha opozitarit.

Grindje mes mjekëve rusë e gjermanë

Fluturimi nga Omsk u shty për disa orë. Sipas autoriteteve ruse arsye ishte respektimi i kohës së pauzës nga pilotët. Më parë ka pasur një grindje mes mjekëve rusë dhe gjermanë për aftësinë shëndetësore të të sëmurit për transport. Mjekët rusë deklaruan të premten se gjendja e 44 vjeçarit është shumë jo e stabilizuar, prandaj ai nuk mund të sillet në Gjermani. Këtë e kundërshtuan mjekët gjermanë, pasi e vizituan Navalnyn.

- Advertisement -

Të premten në mbrëmje pastaj mjekët rusë në Omsk lejuan transportimin e Navalnyt. Kritiku i njohur i presidentit, Putin u dërgua me emergjencë në spital në Moskë të enjten, pasi gjatë një fluturimi nga Tomsku në Moskë, ai humbi vetëdijen. Rrethi i afërt i Navalnyt ka mendimin, se ai është helmuar qëllimisht. Me gjasë ka pasur helm në çajin që ai piu në fluturim. Mjekët në Omsk e kundërshtuan këtë. Ata janë shprehur për një „sëmundje të metabolizmit”.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kishte thënë më parë, se Gjermania është gati të japë ndihmë mjekësore për kritikun e sëmurë të regjimit rus, Aleksej Navalny. “Kjo ofertë qëndron ende”, tha Maas të premten.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit