Bartësit e arkivoleve janë një “specie në zhdukje” në Gjermani, dhe boshllëqet po plotësohen nga pensionistët dhe studentët, paralajmërojnë kompanitë e funeraleve.
Megjithëse mungesa e tyre nuk ka ndikuar në ndonjë vonesë të funeraleve, ajo është evidente, ka thënë Christian Jaeger, drejtori i Shoqatës së Ndërmarrësve të North Rhine-Westphalia, përcjell Telegrafi.
Dikur, siç shkruajnë mediat, ishte e zakonshme që miqtë ose të afërmit të merrnin këtë detyrë – por tanimë gjërat kanë ndryshuar.
Tani pensionistë ose studentë që duan të bëjnë para shtesë kanë filluar të bëjnë edhe një punë të tillë, ka thënë Jaeger.
Sidoqoftë, transportuesit e vjetër kanë problemet e tyre, thotë Michael Wasch nga Weber Funeral Home në Dortmund.
Kjo pasi që, njerëzit janë shumë më të rëndë sot, dhe së bashku me lulet dhe një arkivol, ata shpesh duhet të ngrenë deri në 100 kilogramë.
Madje në Gjermani, kompanitë e varrimit nuk punësojnë transportues sepse nuk ia vlen financiarisht.