1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjermania shënon numrin më të madh të viktimave që nga shkurti

Rekomandime

Gjermania të mërkurën e shënoi shifrën më të lartë të vdekjes nga Covid-19 që nga mesi i shkurtit të këtij viti në kohën kur spitalet paralajmëruan se shteti mund të ketë 6.000 pacientë në repartet e kujdesit intensiv deri në Kërshëndella, më shumë se në kulmin e vitit të kaluar.

Instituti “Robert Koch” raportoi 67.186 infeksione të reja dhe 446 raste të vdekjes – shifra më e lartë ditore që nga 18 shkurti. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në Gjermani shkoi në 101.790.

- Advertisement -

Megjithatë, shkalla mesatare e infeksioneve ra për të dytën ditë radhazi nga 452.2 për 100.000 banorë të martën në 442.9 të mërkurën, shkruan Reuters.

Qeveria federale dhe qeveritë rajonale të Gjermanisë të martën u pajtuan për të marrë masa kundër valës së katërt të koronavirusit, përfshirë zgjerimin e fushatës së vaksinimit dhe kufizimin e kontakteve, sidomos për personat e pavaksinuar.

Ndryshe, katër persona në Gjermaninë jugore kanë dalë pozitiv për variantin Omicron të koronavirusit, ndonëse ishin plotësisht të vaksinuar, tha zyra e shëndetit publik e rajonit Baden-Wuerremberg.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit