Mërgimtarët nuk qëndrojnë kot gjatë kolonave të gjata në pikë-kalimin kufitar në Merdare.
Pas përfundimit të pushimeve, mërgimtarët po kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.
Pritje të gjata ka ditët e fundit në pikë-kalimet kufitare në Kosovë, por kohë pas kohe ka pritje më të shkurtër.
Të shtunën, disa mërgimtarë që kishin ngecur në kolonë rrugës për në vendet evropiane, bën një gjest për t’u duartrokitur.
Ata bashkë me disa fëmijë, filluan ta pastronin ambientin në vendin ku ishin ndalur në kolonë.