Ramush Haradinaj kishte marrë udhën në Istog për tubimin zgjedhor të AAK-së, kur kishte takuar në ketë qytet të ndjerin Fadil Ferati.
Haradinaj kishte parë gjendjen jo të mirë shëndetësore të ish-kryetarit Ferati dhe kishte vendosur që mos të mbante fare tubimin zgjedhor në Istog.
Ai kishte telefonuar zyrtarët e AAK-së në Istog dhe iu kishte thënë që të bojkotojnë tubimin zgjedhor ngase nuk mund të rivalizonte Fadilin e sëmurë, dhe aq të dashur nga populli.
Këtë ia kishte kumtuar edhe vetë Fadil Feratit i cili ishte ndier i respektuar për këtë gjest.
Mirëpo, Fadil Ferati e kishte shperblyer gjestin e Haradinajt, pasi që pas zgjedhjeve e kishte marrë partinë e tij për bashkëqeverisje lokale në Istog.