SHBA-të janë duke mbajtur një qendrim të prerë kundër Rusisë në agresionin e saj ndaj Ukrainës. Përveç ndihmave ndaj ukrainasve, SHBA-të duket se kanë vënë në lëvizje edhe makinerinë e tyre gjigante ushtarake.
Raportohet se aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry Truman” ndodhet aktualisht vetëm pak kilometra nga Deti i Zi, pikërisht përballë ngushticës së Dardaneleve.
Ajo ndodhet aty bashkë me anijet e tjera shoqëruese duke i dhënë një mesazh të fortë Putinit dhe ushtrisë së tij.
Aeroplanmbajtësja “USS Harry Truman” është pjesë e Flotës së Gjashtë amerikane, të pozicionuar në Mesdhe.
Më poshtë ju sjell një përmbledhje të asaj që ka ndodhur deri më tani në terren:
Për të dytën ditë, ka përpjekje për të evakuuar civilët e bllokuar nga qyteti jugor Mariupol, i cili është i rrethuar nga rusët. Zyrtarët ukrainas thanë se ishte rënë dakord me forcat ruse për një rrugëdalje të civilëve nga zona e luftës, por nuk dihet ende se si do të aplikohet kjo në terren. Dje një korridor i planifikuar evakuimi u ndërpre për shkak të sulmeve ruse.
Presidenti i Ukrainës paralajmëron se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë qytetin port të Odesës, duke parashikuar një “krim historik”
Ka shenja se komanda e Rusisë po fokusohet në frontin jugor, duke synuar të shkëputë Ukrainën nga Deti i Zi, thotë zyrtari më i lartë i sigurisë në Ukrainë.
Por ka pasur edhe luftime intensive në veriperëndim të Kievit. Qyteti i vogël Irpin – i cili gjendet në krye të autokolonës së madhe ruse pranë kryeqytetit – është vënë nën zjarr artilerie dhe suIme ajrore.
Në lindje, Kharkiv dhe Sumy kanë pësuar gjithashtu b0mbardime të reja
Më shumë se 1.5 milion njerëz të ikur nga Ukraina kanë kaluar në vendet fqinje në 10 ditët e fundit, sipas OKB-së.
Zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab thotë se konflikti mund të zgjasë me muaj, por edhe vite.