Një person në Gjilan i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus nuk ju është përmbajtur vetizolimit.
Personi i cili doli pozitiv me koronavirus nuk ka qëndruar në vetizolim në shtëpinë e tij, por ai ka dalur nga shtëpia.
I njëjti është identifikuar nga Policia ku është ndaluar pasi nuk ka respektuar rregullat për vetizolim dhe është dërguar në shtëpinë e tij.
“Njësitë policore kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk iu është përmbajtur udhëzimeve të IKSHP-së për vetë izolim, ku i njëjti ka rezultuar pozitiv në test.
Pas verifikimit nga njësiti policor me datë 27.05.2020, është vërtetuar se i njëjti nuk ka respektuar udhëzimet për vetë izolim”, thuhet në raportin e policisë.