1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjinovci për heqjen e polisës: Qeverisë Kurti i shtohet edhe një minus, për dy vite me këso zgjidhje bëjnë minusa sa PDK’ja

Rekomandime

Opinionisti Rron Gjinovci e ka komentuar heqjen e polisës së sigurimit për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë.

Gjinovci, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka cilësuar si “minus” vendimin e marrë nga Ministria e Financave dhe Transfereve.

- Advertisement -

“Qeverisë i shtohet edhe ni minus. Problemi nuk është a me pagu taksapagusi a bashkëatdhetari sigurimin, por mos me pagu fare te kompanitë e dyshimta të sigurimeve”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka thënë se me vendime të ngjashme, Qeveria Kurti mund të jetë një linjë me qeverisjet e mëparshme.

“Me kësi zgjidhje t’lodhta lista e minusave për nja dy vjet ju bohet sa e PDK-së e ju veç përpara”, ka deklaruar tutje ai.

- Advertisement -

Heqja e polisës së sigurimit për bashkatdhetarët do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 5 deri në 6 milionë euro. Kështu është deklaruar ministri i Financave dhe Transfereve në konferencën e mbledhjes së qeverisë.

“Kostoja përfundimtare mund të shihet krejt në fund. Projeksioni është që të jetë 5-6 milion euro në fund”, ka shtuar tutje ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit