Policia e Kosovës tregoi sot autoritetin e saj duke kthyer mbrapsht skuadrën serbe Crvena Zvezda dhe duke mos i lejuar të hynin në Kosovë.
Skuadra serbe kishte për qëllim të luante ndeshjen e kupës kundër skuadrës mitrovicase Trepça, në Mitrovicë, por ky tentim i shkoi huq atyre, shkruan Reporteri.net
Policia e Kosovës kishte angazhuar një forcë të madhe policore që mos ta lejonin skuadrën dhe tifozët serbë të shkelnin në tokën kosovare.
Ndryshe, Drejtori i Zvezdas, Terzic, kishte pyetur policinë e Kosovës se pse nuk po i lejohej hyrja, por ai mori përgjigje nga një pjesëtar i policisë i cili i tha se ky është një urdhër nga Qeveria e Kosovës.
Edhe tifozët serbë kishin reaguar me këngë provokative, duke kënduar edhe ndër të tjerash: Oj Kosovë, o vendi im.
Ndërsa ky është momenti kur autobusi që bartte futbollistët serbë u kthye mbrapsht nga policia e Kosovës