Është gjobitur 25-vjeçari i cili dje bëri tejkalim në vijë të plotë në rrugën Shtime–Ferizaj.
Përveç gjobës prej 150 euro, ai ka marrë edhe dy pikë negative si dhe i është ndaluar e drejta e vozitjes për 3 muaj, shkruan Indeksonline.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili dje me automjetin e tij të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në aksin rrugor Shtime –Ferizaj.
Policia, sot e ftoi qytetarin SH.E (M/SH/K) 25 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.