-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Gjobitet me 100 euro qytetarja që hodhi bërllokun nga dritarja

Rekomandime

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka gjobitur me 100 euro një qytetare e cila kishte hedhur mbeturinat nga kati i tretë i banesës. Momenti ishte kapur nga kamerat e qytetarëve që kanë lajmëruar organet përgjegjëse.

- Advertisement -

Dënimin e ka konfirmuar Adonis Tahiri, Drejtor i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës. Nëpërmjet Facebookut, ai ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë të denoncojë rastet e ngjashme.

“Mbrëmë u publikua një video ku shihet një banore duke hedhur mbeturinat nga dritarja e banesës. Inspektorët e zonës e kanë identifikuar palën, dhe i kanë shqiptuar gjobë në vlerë 100 euro”, shkroi ai.

“Falënderojmë qytetarët për denoncimin publik të rasteve të tilla, dhe për ndihmën që na e japin në identifikimin e shkelësve të ligjeve!’, përfundoi Tahiri.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit